Sipas një ankete të re, popullariteti i presidentit Donald Trump ka rënë gjatë 2-3 muajve të fundit.
Në anketën e përbashkët të gazetës “Washington Post” dhe televizionit ABC, mbështetja për zotin Trump ka rënë nga 42 për qind në muajin prill, në 36 për qind në korrik.
Ndërkohë, është shtuar mosmiratimi, për politikat e ndjekura nga presidenti, duke arritur në shifrën 58 për qind; në mesin e tyre, 48 për qind thonë se “nuk janë aspak dakord” me mënyrën e trajtimit të çështjeve të ndryshme nga presidenti, një nivel ky, që sipas gazetës The Washington Post, nuk u arrit kurrë nga presidentët Bill Clinton dhe Barack Obama. Një nivel kaq të ulët miratimi ka patur vetëm për Presidentin George W. Bush gjatë mandatit të tij të dytë.
Thuajse gjysma e amerikanëve 48 për qind e tyre, mendojnë, se vizioni për Shtetet e Bashkuara në botë është dëmtuar gjatë presidencës Trump; vetëm 27 për qind e të anketuarve thonë se vizioni i vendit është përmirësuar.
Anketa u zhvilluan pas njoftimeve në gazetën “The New York Times” se Donald Trump, Jr. dhe zyrtarë të fushtatës së zotit Trump janë takuar me rusët, me synimin për të mësuar informacione implikuese për kandidaten demokrate Hillary Clinton.
Takimi me rusët u quajt “i papërshtatshëm” nga 6 në 10 amerikanë. Sipas anketës, takimin e quajtën të përshtatshëm thuajse gjysma e republikanëve të pyetur.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...