Google ADS

Ankaraja zotohet të reagojë ndaj sanksioneve të mundshme të SHBA-ve

19:23 | 10 Mars 2018
Arbresh.info

Turqia është e gatshme t’u përgjigjet sanksioneve të mundshme të Shteteve të Bashkuara, për shembull, atyre mbi vendimin e Ankarasë për të blerë sistemet e mbrojtjes ajrore ruse S-400, tha Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, transmeton portali arbresh.info

“Nëse Shtetet e Bashkuara duan të ndëshkojnë Turqinë me sanksione, Turqia do të reagojë në një mënyrë tjetër, jo si Rusia apo shtetet e tjera. Ne do t’i përgjigjemi. Nuk mund të na kërcënojnë. Shtetet e Bashkuara kërcënojnë shumë shtete duke thënë ‘Mos blini gaz nga ky apo ai vend’. Kjo nuk shkon kështu”, thotë ministri i jashtëm turk për Zeit Online.

Turqia së bashku me Rusinë ka arritur përparim të dukshëm në zgjidhjen e konfliktit sirian, tha Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

“Brenda një viti e gjysmë, së bashku me Rusinë arritëm progres  në sigurimin e armëpushimit të regjimit dhe krijimit të zonave të de-eskalimit – në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje politike [të konfliktit sirian]”, tha ministri.

Cavusoglu shprehu shpresë se Rusia dhe Irani do t’i japin fund shkeljeve të marrëveshjeve të arritura në Astana dhe Soçi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme