Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një nëndetëse në Gjirin e Guantanamos në Kubë, si përgjigje ndaj mbërritjes në Havana të një flote të marinës ruse.
Komanda Jugore amerikane ka bërë të ditur se bëhet fjalë për nëndetësen “USS Helena”, në gjendje të kryejë sulme të shpejta dhe me fuqi bërthamore. Gjithashtu, pala amerikane ka mohuar që transferimi i saj të jetë një përgjigje ndaj pranisë së anijeve të Kremlinit në ishull.
“Këto stërvitje nuk janë një surprizë, i kemi parë edhe herë të tjera. I marrim seriozisht, por nuk janë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.
Marina e SHBA-së përdori gjithashtu drone detare për të hijezuar anijet ruse teksa ato iu afruan Kubës, raporton partneri amerikan i BBC-së, CBS.
Herët në një mëngjes gri dhe me re, anijet ruse hynë në Gjirin e Havanës, të rrethuara nga anije më të vogla mbështetëse, ku u përshëndetën me 21 gjuajtje armë.
Në një deklaratë, ministri rus i Mbrojtjes tha se vizita ishte jozyrtare, duke lejuar ekuipazhet e anijeve të “pushojnë dhe të njihen me atraksionet lokale”.
Rusia ka dërguar anije luftarake në Kubë në të kaluarën dhe të dy vendet janë aleatë të vjetër, por koha në të cilën po kryhen këto ushtrime të veçanta bie në sy.
I ndodhur mes tensioneve në rritje për pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, operacioni po interpretohet nga disa si një goditje e fortë nga Moska.
Sigurisht, duket se dërgon një mesazh mjaft të qartë nga Kremlini në Uashington për atë që ata konsiderojnë se po ndërhyjnë në oborrin e shtëpisë së tyre./euronews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...