Anije të flotës kineze janë bashkuar këtë të premte me ato ruse në portin e Kaliningradit, për një stërvitje të përbashkët në detin Baltik që do të nisë në fund të korrikut.
Pala kineze ka vënë në dispozicion për stërvitjen një anije luftarake, një fregatë, një anije furnizuese dhe një transporti për helikopterët dhe marinarët.
Ndërsa ajo ruse, përveç se ka bërë gati të njëjtat mjete, ka vënë në dispozicion edhe një aeroplanmbajtëse. Dy vendet do të simulojnë operacione mbrojtjeje nga ajri, operacione kërkim-shpëtimi në det dhe aktivitete të tjera.
Gjatë kësaj periudhe, përfaqësues të lartë të Marinës Kineze do të ndjekin me kolegët rusë paradën ushtarake në Shën Pjetërburg, me rastin e Ditës së Marinës Ruse.
“Kjo stërvitje do të shërbejë për thellimin e miqësisë, bashkëpunimit dhe koordinimit të përbashkët strategjik të dy marinave”, ka deklaruar Tian Zhong, nënkomandant i Marinës Kineze dhe njëkohësisht një nga drejtuesit e stërvitjes.
E koduar me emrin “Deti i Përbashkët 2017”, ky simulim synon, sipas mediave kineze, edhe mbrojtjen e aktiviteteve ekonomike mes dy vendeve në detin Baltik.
Por njëkohësisht, ajo mund të konsiderohet si një përgjigje e Kremlinit ndaj stërvitjeve të vazhdueshme të forcave të NATO-s në rajonin baltik dhe së fundmi në detin e Zi.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...