Anija siriane që transportonte “grurë të vjedhur” ukrainas ankorohet në Liban

00:43 | 31 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Ministri libanez i Tregtisë, Amin Salam, ka bërë të ditur se një anije siriane që transportonte “grurë të vjedhur” nga Ukraina është ankoruar në portin e Tripolit në Liban, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ministria e Bujqësisë dhe Zyra e Përgjithshme Doganore po ndjekin zhvillimet në lidhje me anijen siriane, e cila transportonte miell dhe elb të vjedhur të Ukrainës është ankoruar në portin e Tripolit”, tha Salam për të përditshmen libaneze “Annahar”.

Salam tha se anija ishte sanksionuar nga SHBA-ja.

Ambasada ukrainase në Bejrut paralajmëroi se “importimi i grurit dhe elbit që i përkasin Ukrainës dhe i vjedhur nga Rusia do të dëmtojë marrëdhëniet libanezo-ukrainase”.

Mediat lokale raportuan se në anijen e cila ishte nisur nga një port në Krime kishte 5 mijë tonë miell dhe 5 mijë tonë elb.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme