Google ADS

Anija me migrantë, Richard Gere dhe Matteo Salvini fjalosen ashpër

01:47 | 11 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Aktori i njohur, Richard Gere, i ka bërë thirrje qeverisë italiane që të asistojë te anija e ngecur në ujrat e Mesdheut.

Qeveria italiane duhet të ndalojë të “demoralizimin e njerëzve” , tha aktori, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Gere ka hipur në anijen me emigrantë, e cila është bllokuar nga hyrja në ujrat italiane.

Aktori ka bërë krahasim mes Ministrit të Brendshëm Italian, Matteo Salvini, i cili me politikat e tij po përpiqet që të bllokojë anijet e migrantëve në Itali, me Presidentin Donald Trump, i cili është duke u përballur me kritika të mëdha mbi politikat e tij rreth imigracionit.

“Ne kemi probleme me refugjatët që vijnë nga Honduras, Salvador, Meksika…dhe problemet janë të ngjajshme me ato që po përjetojnë migrantët në ujra të hapura”, tha ai duke akuzuar politikanët në Itali dhe SHBA për demonizimin e migrantëve.

I shpejtë ka qenë edhe reagimi i Salvinit.

“Duke pasur parasysh që ky milionet bujar po shpreh shqetësim për fatin e migrantëve në Open Arms, ne e falenderojmë atë. Ai mund t’i marri ata në Hollyëood, me aeroplanin e tij privat dhe t’i mbajë në shtëpinë  e tij”, ka thënë Salvini.

Salvini ka vendosur sanksione ndaj organizatave joqeveritare që kanë për qëllim sjelljen e migrantëve në ujrat e Italisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme