Garda bregdetare italiane ka bërë të ditur se për shkak të kushteve të këqija të motit ka lejuar një anije me 47 migrantë të shpëtuar të hyjnë në ujërat territoriale të Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Grupi gjerman që merret me bamirësi “Sea-Watch” shkroi në Twitter se nuk ka marrë asnjë përgjigje në thirrjet e shumta që ka bërë, t’i lejohet qasje në portin detar bashkë me migrantët të cilët i kishte shpëtuar në brigjet e Libisë të shtunën.
Italia dhe Malta, shtetet më të afërta të BE-së, kishin refuzuar hyrjen e anijeve shpëtimtare të cila drejtohen nga grupet humanitare, me arsyet, siç thonë ata, të dekurajojnë anijet e trafikantëve nga Libia.
Rojet bregdetare thanë se anija Sea Watch ishte një deri në dy milje nga Siracusa në Sicili dhe ishte e rrethuar nga rojet bregdetare dhe anijet e policisë Financiare.
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet
Vjedhje në një argjendari në Prizren, policia jep detaje
Rikthim sensacional i Milanit ndaj Interit, fiton Superkupën...
Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës
Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3