Anija me 7 mijë tonë drithë largohet nga porti ukrainas, zyrtari rus: Po shkon drejt vendeve mike

09:28 | 30 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Një anije që transportonte 7,000 tonë drithë është larguar nga porti ukrainas i Berdyansk, aktualisht i kontrolluar nga forcat ruse, tha të enjten zyrtari i rajonit i emëruar nga Moska.

“Pas shumë muajsh vonesë, anija e parë tregtare u largua nga porti tregtar Berdyansk, 7000 tonë drithë po shkojnë drejt vendeve mike”, tha në Telegram Evgeny Balitski, kreu i administratës pro-ruse, sipas Al Jazeera.

Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë se ka vjedhur disa qindra mijëra ton drithë në zonat ukrainase nën pushtimin rus dhe se e ka shitur atë, ndërsa Rusia i ka mohuar pretendimet. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme