Google ADS

Anija kozmike e NASA arrin në asteroidin Bennu për të zbuluar se si filloi jeta në Tokë

18:34 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info
Anija kozmike e NASA-s ka arritur në një asteroid, në të cilin agjencia hapësinore shpreson të na tregojë se si filloi jeta.

Osiris-Rex do të hetojë asteroidin, i njohur si Bennu, në një orvatje për të gjetur se prej ku kanë ardhur materialet që një ditë krijuan njerëzimin, transmeton lajmi.net.

Arritja ishte fundi i një udhëtimi më shumë se dy vjeçar mbi 130 milionë kilometra rrugëtim.

Bennu është një asteroid i lashtë, që mendohet të jetë formuar në ditët më të hershme të sistemit diellor. Si e tillë, shkëmbi ka fluturuar rreth sistemit diellor për më shumë se 4.5 miliard vjet.

Por përbërja e tij ishte krijuar tashmë brenda 10 milion viteve të formimit të sistemit diellor. Kjo do të thotë se ajo mund të funksionojë si kapsulë kohore, duke na lejuar të shikojmë në të kaluarën e largët të planetit tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme