Një anije e regjistruar në Panama filloi të kishte probleme gjatë lundrimit dhe më pas u nda në dy pjesë afër një limani në Japoni, duke shkaktuar rrjedhje të madhe të karburantit.
Sidoqoftë, asnjëri nga 21 anëtarët e ekuipazhit nuk u lëndua dhe raportohet se rrjedhja e karburantit është duke u kontrolluar, pa shenja që ka arritur në bregdet, tha roja bregdetare japoneze.
Anija “Crimson Polaris” ishte duke transportuar dru të përpunuar, kur filloi të lëvizte pa kontroll të mërkurën në mëngjes në limanin Hachinohe. Për shkak të motit të lig, anija nuk arriti të lundronte gjatë dhe mbeti rreth 4 kilometra larg portit.
Anija ishte në fundin e lundrimit nga Tajlanda dhe u nda në dy pjesë në orët e para të së enjtes, tha roja bregdetare. Më vonë, gjurmët e karburantit të rrjedhur u vërejtën në gjatësi prej 5.1 kilometrash e gjerësi prej 1 kilometri, shkruan Reuters.
Një zëdhënës i rojës bregdetare japoneze tha se dy pjesët e anijes së ndarë nuk kanë lëvizur dhe se anijet vëzhguese janë duke e përcjellë për së afërmi gjendjen.
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...