Google ADS

Anija fantazmë del në breg e mbushur me marinarë të vdekur

17:19 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Barka të vogla druri të mbushura me marinarë të vdekur, të cilët besohen se janë peshkatarë koreano-veriorë, kanë dalë në brigjet e Japonisë.

Të ashtuquajturat ‘anije fantazmë’ kanë dalë rregullisht në brigjet e Oga, një qytet në Prefekturën gadishullore Akita, transmeton portali arbresh.info. Këtë vit, megjithatë, është parë një rritje dramatike e numrit të zbulimeve.

Që nga dhjetori, mbetjet e 35 personave janë gjetur në bordin e 103 anijeve të drurit që shkonin në brigjet japoneze ose u zbuluan në ujërat territoriale të saj. Gjithsej 13 të vdekur ende nuk janë identifikuar.

Disa peshkatarë të Koresë së Veriut janë gjetur gjallë në bordin e anijeve, ndërsa mbetjet e të tjerëve janë zbuluar në një gjendje pjesërisht skeletore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme