Një anije e dytë mallrash që transportonte grurë ukrainas mbërriti sot në Stamboll përmes Detit të Zi, pavarësisht kërcënimeve të Moskës për të sulmuar anijet që hyjnë dhe dalin nga Ukraina.
Aroyat, një anije mallrash me flamurin Palau, u nis të premten nga porti ukrainas i Chornomorsk, afër Odessa.
Është anija e dytë që ndjek një korsi detare të krijuar nga Kievi përgjatë brigjeve perëndimore të Detit të Zi për të anashkaluar bllokadën ruse.
Moska u tërhoq në korrik nga një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar në korrik 2022 që siguronte eksportin e produkteve bujqësore ukrainase përmes Detit të Zi.
Kjo marrëveshje mundësoi eksportin e afro 33 milionë tonë drithë në një vit.
Kievi po kërkon të krijojë rrugë furnizimi në Afrikë për të kundërshtuar ndikimin e Rusisë, e cila u premtoi disa shteteve afrikane gjatë verës për të ofruar grurë falas./abcnews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...