Anglia do t’iu japë fund të gjitha kufizimeve për luftim të pandemisë më 1 prill.
Kryeministri britanik, Boris Johnson u ka thënë ligjvënësve se personat e infektuar nuk do të kenë më detyrim ligjor për t’u izoluar, teksa ka prezantuar planin “e jetesës me COVID”, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Prej 1 prillit, ofrimi i testeve falas do të ketë shënjestër vetëm ata që janë më të cenuar, ka thënë Johson. Mirëpo Asociacioni i Mjekëve Britanikë, ka thënë se plani nuk mbron ata që rrezikohen më shumë nga ky virus.
Partitë opozitare kanë thënë se vendimi i kryeministrit për të dalë nga pandemia është shumë i shpejtë dhe kanë shprehur shqetësim për kthim mbrapsht të testimeve. Johnson e ka përshkruar pandeminë si “dy prej vjetëve më të rënda në historinë tonë paqësore”.
Sipas tij, kombi ka prekur pikun e variantit Omicron, dhe tani raportohet për rënie të numrit të rasteve dhe të personave të shtrirë nëpër spitale. Zyra Kombëtare e Statistikave ka vlerësuar javën e kaluar se një në 20 persona ka pasur koronavirusin në Angli. / arbresh.info/
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...