Google ADS

Anglia dhe Holanda marrin përsipër kontrollin e qiejve në Bullgari dhe Rumani

09:37 | 13 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

NATO ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda kanë marrë përsipër kontrollin e qiejve në Rumani dhe Bullgari, si pjesë e përgjigjes së aleancës euroatlantike ndaj luftës në Ukrainë.

Megjithatë NAT0 nuk është ende në mëdyshje nëse do të përfshihet drejtpërsëdrejti në konfliktin Rusi-Ukrainë, nga frika se tensionet me Rusinë mund të përshkallëzohen.

Ndërkohë presidenti polak, Andrzej Duda është nisur të mërkurën drejt Kievit, i shoqëruar nga liderët e tri shteteve baltike, me qëllim të rritjes së mbështetjes për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa pushtimi rus në Ukrainë kanë hyrë në javën e shtatë.

Një këshilltar i Dudas ka publikuar një fotografi në Twitter të liderit polak dhe tre homologëve të tij baltikë, duke thënë se grupi është në rrugë për në kryeqytetin ukrainas.

Të katër liderët janë pjesë e një liste të gjerë të zyrtarëve evropianë që kanë udhëtuar në Kiev për të biseduar me Qeverinë e Zelenskyt.

Duda dhe Qeveria polake kanë qenë ndër mbështetësit më të fuqishëm të Ukrainës, duke ofruar pajisje dhe furnizime për këtë shtet, si dhe duke strehuar më shumë se 2.5 milionë refugjatë ukrainas./abresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme