Google ADS

Anglia arreston Princeshën belge

21:43 | 13 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Princesha belge, Esmeralda, është arrestuar gjatë protestave mbi ngrohjen globale të cilat u mbajtën në Londër.

Sipas organizatorëve, ajo është një nga 1290 personat e ndaluar nga policia, transmeton portali arbresh.info

Përmes mediave sociale organizatorët kanë thënë se Princesha ishte dërguar në stacionin e policisë në Camden.

Princesha Esmeralda lindi në Chateau du Stuyvenberg në Bruksel dhe ajo është tezja e mbretit belg Philippe. Ajo mendohet se jeton në Londër dhe punon si gazetare, autore dhe krijuese e dokumentarëve.

Protesta kundër ngrohjes globale janë duke u zhvilluar nëpër shumë vende të botës. Në Uashington është arrestuar aktorja e njohur Jane Fonda, e cila morri pjesë në protestën e organizuar me të njejtin qëllim./arbresh.info/

Të ngjashme