Google ADS

Angli, ndalohen 10 persona brenda një kontenieri në port

22:02 | 3 Mars 2020
Arditë Shkodra

Dhjetë persona u gjetën brenda një kontenieri ditën e sotme në portin e King George në qytetin e Hull në Angli.

Tre prej tyre u dërguan në spital pasi kishin dëmtime të lehta. Ndërkohë që 7 personat e tjerë ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Qëllimi i tyre ishte mbërritja në Angli.

Në vendgjarje shkuan 2 makina policie dhe 3 ambulanca për t’i ardhur në ndihmë personave të gjetur.

Policia po heton për të kapur personat që janë prapa trafikimit të qënieve njerëzore.

Më 23 tetor 2019 u gjetën 39 kufoma brenda një kamioni në qytetin e Essex në jug të Anglisë.

Ata gjendeshin brenda një dhome frigoriferike dhe kishin ndërruar jetë gjatë udhëtimit për shkak të temperaturave të ulëta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme