Angli: Bie zjarr në ish kazermat ushtarake, rrezikohen qindra migrantë

23:21 | 29 Janar 2021
Trina Galanxhi

Një zjarr shpërtheu sot në ish kazermat ushtarake në juglindje të Anglisë, duke rrezikuar kështu jetën e qindra azilkërkuesve.

Sipas shërbimit të shpëtimit në Kent, tetë kamionë zjarrfikës u dërguan në vendin e ngjarjes në qytetin Folkestone, transmeton portal arbresh.info

Rreth 400 azilkërkues janë vendosur në kazermat që nga shtatori i vitit të kaluar, edhe pse kushtet e jetesës janë shumë të këqija, shkruan AP.

Një zëdhënës i shërbimit tha se popullata përreth ishte këshilluar të mbyllnin dritaret dhe dyert si një masë paraprake për shkak të tymit.

Zjarri erdhi pasi më shumë se 18,000 njerëz nënshkruan një peticion duke kërkuar që objekti të mbyllej për shkak të kushteve të këqija dhe shqetësimet u rritën këtë javë kur 120 banorë u raportuan të ishin positive me koronavirus.

Më parë këtë javë, Ministrja e  Brendshme në qeverinë Johnson, Priti Patel, tha se kushtet në ish kazerma ishin “sipas standarteve” dhe “në përputhje me rekomandimet mjekësore”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme