Një zjarr shpërtheu sot në ish kazermat ushtarake në juglindje të Anglisë, duke rrezikuar kështu jetën e qindra azilkërkuesve.
Sipas shërbimit të shpëtimit në Kent, tetë kamionë zjarrfikës u dërguan në vendin e ngjarjes në qytetin Folkestone, transmeton portal arbresh.info
Rreth 400 azilkërkues janë vendosur në kazermat që nga shtatori i vitit të kaluar, edhe pse kushtet e jetesës janë shumë të këqija, shkruan AP.
Një zëdhënës i shërbimit tha se popullata përreth ishte këshilluar të mbyllnin dritaret dhe dyert si një masë paraprake për shkak të tymit.
Zjarri erdhi pasi më shumë se 18,000 njerëz nënshkruan një peticion duke kërkuar që objekti të mbyllej për shkak të kushteve të këqija dhe shqetësimet u rritën këtë javë kur 120 banorë u raportuan të ishin positive me koronavirus.
Më parë këtë javë, Ministrja e Brendshme në qeverinë Johnson, Priti Patel, tha se kushtet në ish kazerma ishin “sipas standarteve” dhe “në përputhje me rekomandimet mjekësore”./arbresh.info/
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...