Një grua nga Britania e Madhe ka përfunduar e “bllokuar” në Shri Lankë, kur ia vranë bashkëshortin dhe si rezultat i kësaj tragjedie mbeti pa asgjë.
Diane De Zoysa, 60-vjeçe, me prejardhje nga Edinburgu, është zhytur në borxhe kur bashkëshorti i saj 26-vjeç Priyanjana De Zoysa u vra vitin e kaluar, transmeton Telegrafi.
Ajo ka pranuar se i kishte dhënë borxh bashkëshortit rreth 100 mijë funte para se ta qëllonin sulmuesit, për të cilët beson se e kishin kërcënuar.
Diane thotë se tani po ndihet si e burgosur, dhe se po frikësohet se do të mbetet në Shri Lankë pasi nuk ka para të mjaftueshme të kthehet në Edinburg.
Ajo kishte lënë gjithçka për bashkëshortin më të ri në moshë, që e kishte njohur në vitin 2011 derisa ishte për pushime në Shri Lankë.
Priyanjana De Zoysa asokohe punonte në hotelin ku ajo po qëndronte dhe kështu filluan lidhjen. Megjithatë, shtatë muaj më vonë ajo u rikthye në Shri Lankë për tu martuar me të.
Ajo shiti shtëpinë në Edinburg para se në vitin 2015 të zhvendosej në Shri Lankë. Madje në një moment ka shpjeguar se si beson që martesa e saj ka funksionuar kryekëput për shkak të parave.
“Është dashur ta kuptojë që gjithçka kishte ndodhur për para. Miqtë mendonin se ai po martohet me mua vetëm për para, dhe kjo u dëshmua kur arrita në Shri Lankë dhe vazhdimisht filloi të më kërkonte para”, ka deklaruar ajo.
Por, edhe pse familjarët dhe miqtë ishin të brengosur dhe e shihnin me dozë skepticizmi lidhjen e tyre, ajo dëshironte t’ua dëshmonte se e kishin gabim.
“Të gjithë miqtë e mi besonin se nuk ishte ide e mirë, por unë isha marrëzisht e dashuruar në të dhe mendoja se edhe ai më do vërtetë mua, për këtë doja t’ua dëshmoja se nuk e kishin mirë”, ka shtuar ajo.
Tani ajo ka mbetur pa bashkëshort, dhe gjasat që të kthehet në shpi pothuajse i janë shuar.
“Po ndihem si e burgosur dhe frikësohem se këtu do të vdes. Për tu larguar nga Shri Lanka, duhet të paguaj shumë të majme që gjësendet e mia t’i dërgojnë në shtëpi. Më duhen para për biletën e aeroplanit, kam shumë borxhe”, ka shtuar ajo.
Ajo është munduar ta shet shtëpinë që e kishte paguar 60 mijë funte, por familja e bashkëshortit të saj nuk e ka lejuar. Diane i kishte dhënë para për të blerë një autobus me të cilin do të punonte. Megjithatë, beson se është vrarë nga ata që e kanë njohur mirë dhe që ia kanë pasur zili.
“Miku i tij më ka thënë se ia kanë pasur zili, pasi ishte i pasur dhe kishte shtëpi të bukur dhe autobus. Ata e kishin kërcënuar dhe për ta evituar më të keqen u kishte dhënë një shumë të parë, por në momentin që kishte refuzuar t’ju japë sërish para e kanë vrarë”, ka shtuar kjo grua e pafat.
Ajo tani detyrohet me të gjitha mënyrat që të kujdeset për veten dhe familjen, ndërsa faturat janë duke ju shtuar edhe pse ajo pretendon se ka nevojë për kujdesin e mjekut.
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan