Një burrë anglez që kërkohej nga policia për shtatë vjet është arrestuar në Bullgari, kanë deklaruar autoritetet.
Roy Lawrence Piechocki, 56 vjeç, është kërkuar nga Interpol që nga viti 2011 për 10 akuza për shfrytëzimin seksual të një të miture në Shtetet e Bashkuara, transmeton portali arbresh.info
Piechocki, nga Hillingdon në perëndim të Londrës, u arrestua pasi u gjet në një apartament me qira në një bllok në Veliko Tërnovo, tha policia.
Ministria e Brendshme tha se arrestimi ka ardhur si rezultat i një hetimi dy mujor dhe ishte një bashkëpunim mes policisë bullgare për krimin kibernetik dhe FBI-së.
Piechocki kishte dokumente të rreme të identitetit dhe kishte ndryshuar pamjen e tij, tha policia.
Policia gjithashtu ka konfiskuar tre kompjuterë, ku janë gjetur imazhe pornografike me fëmijë të vegjël./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit