Dhjetëra mijëra protestues pro-BE kanë dalë në rrugët e Londrës për të kërkuar një referendum mbi kushtet e Brexit, dy vjet pas votimit. Marshimi nisi në Pall Mall në Sheshin e Parlamentit, duke mbushur rrugët e kryeqytetit me flamuj të BE dhe duke krijuar një “det” të verdhë dhe të kaltër poshtë Ëhitehall.
Marshuesit Anti-Brexit udhëtuan nga i gjithë vendi për t’u bashkuar me tubimin, organizuar nga një numër grupesh lobuese me qendër në Ëestminster dhe në nivel kombëtar dhe shënon fillimin e një peticioni mbarëkombëtar për një “votë të popullit”.
Protesta është më e madhja që nga votimi i 2016 për t’u larguar nga BE, me organizatorët që thanë se morën pjesë më shumë se 100,000 njerëz.
Kreu i Liberal Demokratëve, Sir Vince Cable tha për turmën se Brexit nuk ishte “një marrëveshje e bërë” dhe mund të ndryshohej, ndërsa lideri i Green Party, Caroline Lucas, tha për turmën se Brexit “do të jetë një fatkeqësi për këtë vend”.
Gina Miller, e financuar nga Soros, ishte gjithashtu midis atyre që u bashkuan me turmën në kryeqytet në përvjetorin e dytë të votimit në BE.
Në Podujevë vendoset gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së ...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës