Google ADS

Angelina Jolie është pjesë e CIA-s, thotë një politikan

20:37 | 29 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Një politikan i njohur nga Venezuela e ka akuzuar aktoren Angelina Jolie që është agjente e CIA-s dhe tha se aktorja duhet të shqetësohet për “43 milionë njerëz të varfër në Shtetet e Bashkuara”.

“Ata janë agjentë të imperializmit, CIA, Pentagoni dhe të gjithë ata që njerëz që besojnë në të qarat fallco të një aktore holliudiane”, tha Diosdado Cabello, presidenti i Asamblesë Kombëtare Kushtetuese gjatë shfaqjes së tij televizive, transmeton portali arbresh.info

Ylli i Hollivudit vizitoi Perunë për t’u takuar me emigrantët e Venezuelës këtë javë. Gjatë tre muajve të fundit, mijëra venezuelanë kanë udhëtuar në këmbë nëpër Kolumbi për të hyrë në Ekuador ose Peru.

Politikani shtoi se aktorja ishte dërguar që të “mbulontë eksodin e Amerikës Qendrore në SHBA” dhe pyeti se pse Jolie nuk e komentoi karvanin e emigrantëve që shkon drejt kufirit amerikan.

Fituesja e Oscar gjatë një fjalimi në Peru e ka quajtur migrimin masi të popullit të Venezuelës si “shumë tronditës”.

Ajo tha se venezuelasit e kishin “përshkruar situatën në vend si shumë të dëshpëruar”.

Kreu i agjencisë së refugjatëve të OKB-së, Filippo Grandi, e ka quajtur migrimin masiv të venezuelasve si “lëvizja më e madhe e popullsisë në historinë e kohëve të fundit të Amerikes Latine”, shkruan Guardian dhe shtoi se rreth 5 mijë qytetarë nga Venezuela largohen çdo ditë nga vendi i tyre.

Numrat nga agjencia e refugjatëve tregojnë se 2.6 milion njerëz jetojnë jashtë Venezuelës dhe 1.9 milion janë larguar nga vendi që nga viti 2015./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme