Kancelarja gjermane është nën presion në rritje për lidhjet e Gjermanisë me Pekinin pasi kriza në Hong Kong shkaktoi një reagim kundër qeverisë kineze në Evropë.
Përfaqësues nga i gjithë spektri politik në Gjermani këtë javë akuzuan Merkelin se ishte “shumë e butë” ndaj Kinës, pasi ministria e jashtme e Gjermanisë paralajmëroi shtetasit gjermanë në Hong Kong të mos shkruajnë komente që mund të perceptohen se janë kundër Kinës, sepse ata mund të arrestohen, transmeton lajmi.net.
“Ajo që qeveria gjermane tha për Hong Kongun ishte minimumi absolut, thjesht nuk ishte e mjaftueshme,” tha Norbert Röttgen, një anëtar i partisë së Unionit Kristian Demokratik të Merkel dhe kreu i komitetit për çështje të jashtme të parlamentit gjerman, për Financial Times.
Merkel ka mbrojtur prej kohësh forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike me Pekinin, i cili është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë. Ajo tha javën e kaluar se ajo “do të vazhdojë të kërkojë dialog dhe bisedë” me Kinën dhe këmbënguli që lidhjet me vendin kanë “rëndësi strategjike” për Bashkimin Evropian.
“Politika për Kinën është e prapambetur”, tha Nils Schmid, zëdhënësi i politikës së jashtme i Social Demokratëve, partneri i ri në qeverinë e koalicionit të Merkel, sipas raportit të Financial Times.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?