Angela Merkel nderohet me “Llambën e Paqes”

17:11 | 12 Maj 2018
Arbresh.info

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranuar “Llambën e Paqes” në Assisi të Italisë.

Është një çmim katolik për kërkimin e bashkëjetesës paqësore të njerëzve, transmeton portali arbresh.info.

Drita françeskane është një kopje e një llambe lokale të vajit që shkëlqen në varrin monastik të Shën Françeskut të Assisit, i cili frymëzoi etikën mjedisore.

Drita dhe vaji i ullirit brenda janë simbole për paqe.

Të tjerë që kanë marrë këtë çmim janë Papa Gjon Pali II, Dalai Lama dhe Shën Teresa e Kalkutës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme