Kancelarja gjerman Angela Merkel i është kthyer sot (e premte) zyrës së saj në Berlin, dy javë pasi qëndroi në karantinë.
Merkel do të vazhdojë të mbajë distancën sociale dhe të udhëheqë vendin përmes konferencave video dhe audio, transmeton portali arbresh.info.
“Fatmirësisht kancelari testoi disa herë negativisht për koronavirusin . Tani puna vazhdon nga kancelaria”, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.
Udhëheqësja 65-vjeçare kishte qenë në izolim në banesën e saj në rrethin muze të kryeqytetit gjerman, pasi mësoi më 22 mars se një mjek që i dha asaj një vaksinim dy ditë më parë ishte infektuar me virusin COVID-19.
Ndërsa ishte në izolim, Merkel vazhdoi të punonte dhe mbajti takime qeveritare përmes video- lidhjes.
Popullariteti i kancelares është rritur gjatë krizës së koronavirusit, me një studim që tregon se shumica e gjermanëve ishin dakord me futjen e rregullave të distancimit shoqëror./arbresh.info/
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...