Kancelarja Angela Merkel ka mohuar thashethemet që ajo mund të pretendojë edhe mandatin e pestë më 2021.
E pyetur në televizionin gjerman, ajo tha se vendimi i vitit 2018 për t’u larguar tërësisht kur t’i mbaron mandati është ende shumë i fortë, transmeton portali arbresh.info.
“A do ta konsiderojë ajo kandidimin përsëri?” një intervistues për transmetuesin publik ZDF e pyeti kancelaren gjermane Angela Merkel të enjten.
“Jo, jo. Në të vërtetë jo”, erdhi përgjigja.
Ndërsa e pyetën nëse vendimi i saj për të kryer vetëm këtë mandat qëndron ende, Merkel u përgjigj: “Shumë fort madje”.
Merkel, e cila u bë kancelare në 2005 dhe tani është 65 vjeçe, në fund të vitit 2018 hoqi dorë nga posti i saj paralel i kryetares së partisë së Kristian Demokratëve (CDU) për t’i lënë vendin Annegret Kramp-Karrenbauer, tani ministre e mbrojtjes e Gjermanisë./arbresh.info/
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...