Kancelaria gjermane ka bërë një paralajmërim të fortë kur është shprehur se Gjermania ka shumë punë për të bërë për të luftuar forcat e errëta që po marrin mbështetje të gjerë popullore kundër projektit të Bashkimit Evropian.
“Në Gjermani, këto forca të errëta lidhen dhe më të shkuarën tonë, ndaj ne duhet të jemi disa herë më vigjilent se sa vendet e tjera”, është shprehur kancelaria.
Në një intervistë ekskluzive për CNN, Merkel ka thënë se Gjermania duhet të bëjë akoma më shumë punë për t’i treguar të rinjve të vendit çfarë ka ndodhur në të shkuarën që të jemi këtu ku kemi arritur.
Ditët e shkuara, një zyrtar i qeverisë gjermane ka paralajmëruar hebrenjtë të kenë kujdes me veshjen e simboleve të tyre në publik. Lidhur me këtë, Merkel ka thënë se Gjermania ka pasur gjithmonë në përbërje të shoqërisë së saj rryma anti-semite. “Edhe sot e kësaj dite, çdo shkollë apo institucion i qendërzuar tek hebrenjtë duhet të ruhet nga policia e shtetit.”– ka thënë ajo.
Kancelaria prej 13 vitesh e Gjermanisë, që ka mundur të rezistoj më shumë se çdo lider tjetër evropian në pushtet, ka hedhur një pjesë të mirë të fajit për rritjen e forcave anti-evropiane tek lëvizjet radikale të djathta, sikurse AfD në Gjermani.
Merkel ka mbrojtur edhe njëherë qëndrimin e saj për pritjen e 1 milionë refugjatëve, duke thënë se për të përballuar atë krizë humanitare nuk duhet të mbyllësh kufijtë por të sigurohesh se po jep një kontribut aktiv për mirëqenien e atyre njerëzve në vështirësi.
Angela Merkel është shprehur gjithashtu dhe në lidhje me partitë e gjelbërta, një faktor i rëndësishëm që bëri të mundur ndalimin e rritjes së partive të djathta radikale. Ajo ka thënë se partitë e gjelbërta janë një vlerë e shtuar dhe se pushteti i tyre rrjedhon prej problematikave që njerëzimi sot po has, sikurse ngrohja globale, emetimi i gazrave të dëmshëm e të tjera.
Lidhur me marrëdhënien që kancelaria ka me presidentin amerikan Donald Trump, shpesh herë e cilësuar si thes gjuajtje, ajo është shprehur se ka pasur disa herë mosmarrëveshje thelbësore midisi tyre, por ato gjithmonë kanë arritur të gjënë një bazë të përbashkët për vendimet e domosdoshme. Ajo gjithashtu shtoi se çdo kancelar gjerman e ka detyrim të krijojë dhe forcojë marrëdhëniet me presidentin amerikan.
“Një ndër vendimet më të rëndësishme që ka marr SHBA-ja pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë dhënia e ndihmave ekonomike për vendet si Gjermania, nëpërmjet Planit Marshall. Ne i detyrohemi shumë atyre.”– ka thënë Angela Merkel.
Merkeli është në mbarim të mandatit të fundit si kancelare e Gjermanisë. Ajo është prej pothuajse 15 vitesh liderja kryesore në Evropë dhe konsiderohet si gruaja më e pushtetshme në botë. Lidhur me këtë, në intervistë kancelaria gjithashtu është shprehur për përgjegjësinë që ndjen ndaj grave dhe konceptimit të saj të feminizmit.
“Për mua feminzmi është kërkimi i barazisë mes grave dhe burrave, në çdo fushë të të jetës, duke filluar nga ekonomia e politika. Po, është e vërtetë, unë jam një model për shumë gra që aspirojnë të jenë të suksesshme. Ne na duhen më shumë gra në pozicione të rëndësishme, dhe kjo do të thotë që burrat do të duhet të ndryshojnë këndvështrimin e tyre mbi jetesën.”
Për Merkelin, frika më e madhe këtë fund mandati është rritja e ekstremeve dhe dobësimi i qendrës politike. Për këtë ajo ka thënë se është detyrë e rëndësishme t’i tregojmë njerëzve radikal për çfarë ekziston demokracia dhe cilat janë vlerat e pakontestueshme të sajat. “Ne nuk do të tregohemi aspak tolerant kundër shkelësve të të drejtave të njeriut.” -ka përfunduar ajo.
Ndërsa Merkel përgatitet të largohet nga zyra, ajo mund t’i gjejë ata që e do e zëvendësojnë atë duke zhdukur trashëgiminë e saj politike jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë kontinentin që e ka dominuar për aq kohë. SCAN
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...