Kancelarja gjermane mund të ketë hezituar në të kaluarën, por pasi numëron ditët e saj të fundit në zyrë, ajo e ka bërë të qartë pozicionin e saj.
Duke folur me gazetarët pas një ngjarje me shkrimtaren nigeriane Chimamanda Ngozi Adichie në Düsseldorf të mërkurën, Merkel foli për perspektivën e saj të re mbi feminizmin, shkruan DË, transmeton portal arbresh.info
“Në thelb, bëhet fjalë për faktin se burrat dhe gratë janë të barabartë, në kuptimin e pjesëmarrjes në shoqësi dhe të jetës në përgjithësi. Megjithatë unë mund të them, se po, unë jam feministe”, tha Merkel.
Gjatë saminit të Grave20 në Berlin, të mbajtur në vitin 2017, Merkel është pyetur nëse është feminsite, megjithatë kancelarja gjermane nuk i ishte përgjigjur pyetjes drejtpërdrejtë.
Merkel do të ketë takime me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Tiranë
“Atëherë ndjehesha pak në siklet, por tani që jam menduar më mirë, mund të them se ne të gjithë duhet të jemi nga pak feminist”, shtoi Merkel.
Komenti i saj nxiti një duartrokitje nga auditori, si dhe miratimin entuziast nga Adichie-libri i të cilit në TEDx 2012 “Ne duhet të jemi të gjithë feministë” është përshëndetur si një tekst themeli i feminizmit të shekullit 21.
Merkel gjithashtu ka folur edhe për shoqësinë gjermane gjatë dekadës së fundit.
“20 vite më parë, nëse një panel do të ishte plot me burra, do ta kuptoja që diçka nuk është rregull. Dua të them, diçka ka ndryshuar në vendin tonë, megjithatë Gjermania ka ende hapësirë për ndryshime edhe më të mira”, tha ajo.
Kancelarja gjermane në largim tha se po largohet nga detyra me ndërgjegjje të pastër.
“Unë mendoj se e kam bërë punën tim dhe kushdo që nuk e ka kuptuar deri me tani, do ta kuptojë atë në katër vitet e ardhshme”,tha ajo.
Gjermania do mbajë zgjedhje parlamentare me 26 shtator./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...