Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezultuar negative edhe në testin e tretë për Covid-19.
Megjithatë ajo do të vazhdojë të qëndrojë në karantinë edhe për disa ditë, sipas zëdhënësit Seibert.
Merkel ka qëndruar në karantinë që prej 22 marsit pasi pati kontakte me një mjek i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.
“Testi i tretë doli sërish negative për kancelaren. Merkel do të vazhdojë të kryejë detyrat qeveritare nga shtëpia e saj në ditët e ardhshme,” tha zëdhënësi Steffen Seibert në një deklaratë.
Megjithëse e izoluar në shtëpinë e saj, Merkel ka mbajtur takime qeveritare përmes video konferencave./lajmi/
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media