Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, ka biseduar me presidentin turk Tajip Erdogan rreth anëtarësimit të Finlandës në NATO, duke thënë se zhvilluan një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, sipas The Guardian
“Patëm një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me Presidentin Erdogan. Unë i theksova se si aleatë të NATO-s, Finlanda dhe Turqia do të angazhohen për sigurinë e njëra-tjetrës dhe kështu marrëdhënia jonë do të forcohet.
Finlanda sigurisht dënon terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij. Ne do të vazhdojnë dialogun,” tha kryeministri finlandez në një mesazh në Twitter.
Finlanda dhe Suedia më 18 maj aplikuan zyrtarisht për anëtarësim në NATO. Helsinki dhe Stokholmi kanë njoftuar synimin e tyre për t’u bashkuar me bllokun në sfondin e agresionit rus në Ukrainë.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoagan nga ana tjetër ka theksuar Ankaraja nuk mund të miratojë hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO, pasi këto vende strehojnë organizatat terroriste dhe kanë vendosur sanksione kundër Turqisë./abcnews.al/
https://twitter.com/niinisto/status/1528002852588818432?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1528002852588818432%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fanetaresimi-ne-nato-presidenti-i-finlandes-zhvillon-bisede-telefonike-me-erdogan%2F
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar