Një akt ekuilibri për kancelaren: një ish-Republike sovjetike t’i ruash perspektivën evropiane dhe njëkohësisht të mos zemërosh Moskën. Këtë ajo e tregoi në vizitën në Tiflis.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e frenoi shpresën e Gjeorgjisë për një anëtarësim të afërt në Bashkimin Evropian. Dëshira për një bashkëpunim më të ngushtë ekziston, tha Merkeli në një diskutim me studentët në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tiflis. “Por edhe nga ana evropiane ne nuk duhet të premtojmë shumë e shumë shpejt”, shtoi ajo për pyetjen që i bënë për momentin e mundshëm të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E rëndësishme nuk është vetëm që Gjeorgjia t’i plotësojë kriteret për t’u pranuar në Bashkimin Evropian. “Edhe BE duhet të jetë në gjendje që të pranojë anëtarë të rinj”, theksoi Merkeli. Kështu BE duhet të reflektojë si mund ta koordinojë më mirë politikën e tij të jashtme. Ajo ka propozuar për shembull një “këshill të vogël evropian të sigurisë”, në të cilin nuk duhet të jenë të përfaqësuar të gjithë anëtarët e BE.
Më parë shtetet e Ballkanit Perëndimor
Tani në radhë të parë ka rëndësi që të nisin negociatat e anëtarësimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe që të zhvillohen ato. Gjeorgjia bën pjesë në “unazën tjetër”, tha Merkeli. Në dhjetë vitet e ardhshme rëndësi parësore do të ketë që të mbushet me jetë marrëveshja e Tregtisë së Lirë dhe marrëveshja e Asociimit. Në “fazën e ndërmjetme” duhet parë se sa ngushtë mund të bashkëpunohet, “pa folur gjithmonë menjëherë për një anëtarësi formale”.
Të enjten, kryeministri i Gjeorgjisë, Mamuka Bahtadse pati theksuar synimin e vendit të tij për t’u bërë anëtar i BE dhe i NATO-s. Si në rastin e ish-republikave të tjera sovjetike, Rusia ka rezerva për këtë. Në vitin 2008 Rusia ndërhyri ushtarakisht dhe imponoi ndarjen nga Gjeorgjia të Osetisë Jugore dhe të Abkazisë. Për të premten, Kremlini kishte njoftuar mbajtjen e një takimi të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin me presidentët e rajoneve të pabindura Abkazi dhe Oseti Jugore. Si tema të vizitës së punës në Moskë u njoftuan ndër të tjera bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimi i rajoneve.
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së