Influencuesi kontroverse i rrjeteve sociale, Andrew Tate, dhe vëllai i tij Tristan janë zhvendosur nga paraburgimi në arrest shtëpiak pas një vendimi të një gjykatësi rumun.
Vendimi i Gjykatës së Apelit në Bukuresht zëvendëson periudhën e fundit të paraburgimit, e cila do të kishte përfunduar më 29 prill.
Nga paraburgimi janë liruar edhe dy bashkëpunëtore të tyre, Georgiana Naghel dhe Luana Radu.
Të katërt janë urdhëruar të qëndrojnë në ndërtesat ku jetojnë, nëse nuk kanë leje nga gjykata për t’u larguar.
Një zëdhënëse e vëllezërve Tate i tha transmetuesit publik britanik, BBC-së, se vëllezërit ishin “të lumtur” me këtë vendim.
Vëllezërit Tate kanë qenë të arrestuar që nga dhjetori dhe po hetohen për akuza për përdhunim, trafikim me qenie njerëzore dhe formim të një grupi të krimit të organizuar. Të dy ata i kanë mohuar këto akuza.
Avokatët e Tate kanë argumentuar se mbajtja e tij në paraburgim është e panevojshme, përderisa opsionet e tjera gjyqësore si arresti shtëpiak janë të përshtatshme.
Dokumentet që kanë dalë nga gjykata, të para nga BBC-ja, përfshinin dëshmi nga viktimat e supozuara që pretendonin se ishin të detyruara të fitonin 10.000 euro në muaj në platforma digjitale, nën kërcënimin e pretenduar të dhunës fizike.
Në ato dokumente thuhet gjithashtu se borxhet përdoren si “një formë e detyrimit psikologjik”.
Që nga fillimi i hetimeve në prill të vitit të kaluar, gjashtë gra janë identifikuar nga prokurorët si viktima.
Megjithatë, asnjë akuzë nuk është ngritur ende kundër vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve të tyre rumunë që u arrestuan përkrah tyre.
Në vitin 2016, Tate, ish-kikboksier britaniko-amerikan, u përjashtua nga emisioni televiziv britanik Big Brother për shkak të një videoje ku dukej se po e sulmonte një grua. Më vonë, gruaja e parë në video tha se veprimet ishin bërë me pajtimin e të dyve.
Tate vazhdoi të fitonte famë në internet, por më vonë Twitter e përjashtoi atë për një postim ku thoshte se gratë duhet të “mbajnë përgjegjësi” kur përdhunohen. Por, që nga atëherë, atij i është kthyer llogaria e tij në këtë rrjet social.
Pavarësisht përjashtimeve nga rrjete të tjera sociale, Tate ka vazhduar të fitojë popullaritet, veçanërisht në mesin e të rinjve, duke promovuar atë që ai e prezanton si një mënyrë jetese burrërore dhe luksoze./REL
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag