Marrëdhëniet mes Jordanit dhe Izraelit u tensionuan pas zotimit të Netanyahut për aneksimin e Luginës së Jordanit.
Analisti ushtarak izraelit Amos Harel tha se stërvitjet e fundit ushtarake jordaneze janë një “mesazh zemërimi” ndaj Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Cili vend misterioz dhe pa emër po kërcënon Jordaninë nga perëndimi?”, tha Harel për gazetën Haaretz.
“Stërvitjet përputhen plotësisht me retorikën e qartë kundër Izraelit që po dëgjohet së fundmi në mediat jordaneze”, shtoi ai.
Analisti izraelit tha se mbreti jordanez, Abdullahu II, është i zemëruar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që kur ai shpalosi planin e Izraelit për aneksimin e Luginës së Jordanit përpara zgjedhjeve në shtator.
Gjatë fushatës së tij elektorale, Netanyahu u zotua të aneksojë Luginën e Jordanit, të cilën Izraeli e sheh si një pasuri jetësore të sigurisë, nëse rizgjidhet.
Muajin e kaluar, Jordani rimori al-Ghamar dhe al-Baqura, dy pjesë të tokës që u kishin dhënë Izraelit me qira si pjesë e marrëveshjes së tyre të paqes nga viti 1994. Ky veprim u pa si protestë e planit të aneksimit të Netanyahut.
“Izraeli tani më e ka marrë mesazhin për këtë efekt nga pallati i Jordanisë: Zemërimi ynë ndaj jush është i vërtetë”, tha Hareli.
Të hënën, Netanyahu tha se ka diskutuar me presidentin e SHBA-së Donald Trump mundësinë e aneksimit të Luginës së Jordanit.
“Ne biseduam për Iranin, por gjithashtu biseduam gjerësisht për mundësitë historike që qëndrojnë para nesh në muajt e ardhshëm. Midis tyre janë Lugina e Jordanit si kufiri lindor i njohur i Shtetit të Izraelit, si dhe një traktat mbrojtës me Shtetet e Bashkuara”, tha Netanyahu.
“Gjërat për të cilat ne vetëm mund të ëndërronim, tani kemi mundësinë t’i realizojmë”, shtoi ai.
Qeveria izraelite ende nuk ka bërë asnjë prononcim zyrtar për stërvitjen ushtarake jordaneze.
Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipëri...
Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, i s...
Gjesti: S’dua të puth sherk!, Xuxi ironizon: Ma mirë me lexu...
Austria do të vazhdojë me mbështetjen e Kosovës në fushën e ...
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it