Pas javësh të tëra spekulimesh dhe trysnisë së vazhdueshme nga Partia e tij Demokratike, vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden që t’i jep fund fushatës së tij për t’u rizgjedhur president dhe që ta përkrahë nën-Presidenten Kamala Harris si pasardhëse të tij nxiti reagime të forta në tërë vendin.
Tërheqja e Bidenit nga gara i jep drejtim të ri garës zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë.
“Çështja më e rëndësishme është nëse Kamala Harris, një demokrate me prirje liberale nga Kalifornia, do të ketë peshë elektorale në vendet si Miçigani, Pensilvania dhe Uiskonsin, ku demokratëve u duhet të fitojnë për ta siguruar presidencën,” deklaroi analisti Gary J. Schmitt nga Instituti “American Enterprise”.
Profesori për media dhe çëshje publike, Peter Loge nga Universiteti “George Washington” është i mendimit që zonja Harris do të përballet me një betejë të mundimshme vetëm katër muaj para zgjedhjeve.
“Anketat pjesërisht po tregojnë që shumica e njerëzve nuk e njohin nën-presidenten Harris. Ajo është zgjedhur dy herë në nivel shtetëror në Kaliforni. Është shumë e mençur. Është prokurore. Ajo ka garuar në nivel vendi me Presidentin Biden si nën-presidente, andaj e ka të qartë se çfarë po bën. Demokratët kryesisht e njohin, por ajo nuk e ka profilin kombëtar siç e kanë Presidenti Trump apo Presidenti Biden”, u shpreh Loge.
Harris është zotuar që “do të bëjë çdo gjë në fuqinë e saj” për ta bashkuar Partinë Demokratike dhe kombin për ta mundur zotin Trump në nëntor.
Ajo mori mbështetjen e kolegëve demokratë, përfshirë nga ata që mund ta sfidojnë emërimin e saj në Kuvendin Kombëtar Demokratik, që do të mbahet në Çikago në gusht.
Por sipas Schmitt, rezultati nuk është punë e kryer.
“Ndoshta Kuvendi nuk duhet të jetë tërësisht i hapur ngase pastaj mund të shndërrohet në arenë që përçan partinë në vend se të bashkohet prapa një kandidati të vetëm. Në anën tjetër, sigurisht ka shumë strategë demokratë që kanë dyshime nëse Kamala Harris është me të vërtetë zgjidhja më e mirë,” thotë ai.
Edhe para debatit të muajit të kaluar me rivalin e tij republikan Donald Trump, që u bë shkak për trysninë publike për t’u tërhequr nga gara zgjedhore, Presidenti Biden çalonte prapa Trumpit në anketat me votues.
Paraqitja e tij e brishtë dhe konfuze nxiti shqetësim në mesin e kongresistëve demokratë dhe udhëheqësve të tjerë me ndikim të partisë, që zoti Biden, presidenti 81 vjeçar, jo vetëm që mund të humbë zgjedhjet kundër Trumpit, por mund të ndikojë në humbjen e kandidatëve të tjerë demokratë në garat e rëndësishme zgjedhore për Kongres dhe Senat./voa
Arioni-Gresës: Ti ke ndjenja për Vullnetin
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...