Ana tjetër e koronavirusit: Pacientë që dalin të shëruar nga spitali

23:07 | 2 Shkurt 2020
Arbresh.info

Lajmet që vijnë nga Kina përqendrohen kryesisht te rritja e numrit të viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi.

Por janë të shumtë ata që preken, trajtohen dhe dalin nga spitali të shëruar.

Mediat shtetërore kanë publikuar pamjet e 20 pacientëve që brohorisnin ndërsa ishin larguar nga një spital pas shërimit të plotë.

Video është filmuar në Vuhan, epiqendra e virusit.

Të mërkurën, një pacient 23-vjeçar në provincën e Shanxi doli në televizionet shtetërore si personi i parë që kishte fituar betejën me virusin në provincën e tij.

https://youtu.be/LDBmTAKfSpk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme