Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën në një sulm me thikë natën vonë në Amsterdam, ndërsa policia bëri të ditur se ka arrestuar një të dyshuar.
Në një deklaratë, policia sot tha se ekipi që po heton sulmin “po i mban të gjitha opsionet e hapura, por për momentin nuk ka tregues të drejtpërdrejtë të një motivi terrorist”.
Të katër viktimat e plagosura u dërguan në një spital për trajtim, tha policia. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet për momentin. I dyshuari u identifikua si një 29-vjeçar nga Amstelveen, një qytet pranë Amsterdamit.
Sulmi me thikë ndodhi në një lagje me shumë bare dhe restorante, por ato ishin të mbyllura në atë kohë për shkak të kufizimeve të koronavirusit./tch/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...