Amnesty International deklaroi se projektligji “i sigurisë së përgjithshme”, i cili ndalon xhirimin dhe publikimin e filmimeve të forcave të sigurisë në krye të detyrës, do të përbënte rrezik për lirinë e informimit dhe shprehjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim, organizata tha se shkeljet e të drejtave të njeriut nga forcat e sigurisë janë zbuluar falë filmimeve të xhiruara nga gazetarë ose njerëz në vitet e fundit.
Deklarata e cilëson shqetësues ndalimin e filmimeve dhe publikimeve të pamjeve të forcave në detyrë, duke shtuar se ky projektligj do të bënte që Franca të mos përmbushë angazhimet e saj ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
“Ne paralajmërojmë ligjvënësit se ky projektligj përbën një rrezik serioz për të drejtën e lirisë së shprehjes”, thuhet në deklaratë.
Organizata tha se neni 24, i cili parasheh dënim me 1 vit burgim dhe 45 mijë euro gjobë për shkelësit e ndalesës, duhet tërhequr, duke theksuar se nëse ky projektligj pranohet, atëherë puna e gazetarëve do të bllokohet dhe do të paraqesë rrezik për lirinë e informimit dhe shprehjes.
Në deklaratë thuhet se neni që lejon që njerëzit të monitorohen me kamera të vendosura tek forcat e sigurisë dhe me “dronë” duhet po ashtu të hiqet.
AI tha se nëse ligji miratohet, ai do të bënte që njerëzit të filmohen nga policia pothuajse në të gjitha vendet publike dhe se privatësia e jetës do të cenohej në mënyrë disproporcionale.
Deklarata thekson se qeveria vendosi kufizime në publikimin e filmimeve të forcave të sigurisë në një kohë kur dhuna e policisë arriti në nivele alarmante.
Gjithashtu u theksua se qeveria po përpiqet të fshehë dhunën policore me këtë projektligj.
Në Francë, në demonstratat e “jelekëve të verdhë” dhe protestat kundër reformës së pensioneve, dhuna e përdorur nga policia kundër protestuesve u filmua dhe u shpërnda në mediat sociale, pas së cilës u hapën hetime ndaj pjesëtarëve të policisë.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...