Vetëm dhjetë ditë para nisjes së Kupës së Botës në Katar, Amnesty International i ka bërë thirrje urgjente presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, që të angazhohet për një paketë kompensimi për punëtorët migrantë që ndërtuan stadiumet në të cilat zhvillohet kampionati botëror në futboll.
Amnesty International dhe 24 grupe të tjera, duke përfshirë Human Rights Watch, i shkruan Infantinos në maj duke i kërkuar atij të krijonte një program kompensimi për “abuzimet” që pësuan punëtorët.
Këto organizata thonë se shumë punëtorë migrantë – kryesisht nga Azia Jugore dhe Azia Juglindore dhe Afrika – kanë vuajtur nga shfrytëzimi dhe abuzimet në vendet e punës.
Punëtorët janë ankuar për kushtet e punës që përfshinë punë të detyruar, mosdhënie e pagave dhe orë të gjata pune pa ditë pushimi.
Sponsorët e Kupës së Botës duke përfshirë Adidas, Coca-Cola dhe McDonald’s kanë mbështetur thirrjen fillestare dhe ekipi kombëtar australian publikoi një video duke thënë se vendimi për të organizuar kampionait botëror të futbollit në Katar kishte rezultuar në dëmtimin e disa punëtorëve.
Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard, tha në një shkrim të botuar në mediat ndërkombëtare të premten se: “Mes kësaj zhurme në rritje, zëri më vendimtar nga të gjithë ka mbetur dukshëm i heshtur: Gianni Infantino.
“Pavarësisht garancive private dhe publike nga FIFA se ata “po shqyrtojnë propozimin”, Infantino, duke lënë mënjanë disa paqartësi, e ka shmangur vazhdimisht temën. Deri më sot, ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje për letrën tonë të përbashkët”, tha Callamard.
Infantino zemëroi grupet që mbrojnë të drejtat e njeriut duke u bërë thirrje 32 kombeve që garojnë në Katar që të “përqendrohen në futboll” në një letër në fillim të këtij muaji.
Ai gjithashtu u kërkoi ekipeve të ndalonin “dhënien e mësimeve morale”.
Vetë Katari ka hedhur poshtë thirrjet për një fond kompensimi për punëtorët migrantë të vrarë ose të plagosur në projektet e Kupës së Botës.
Ministri i Punës Ali bin Samikh Al Marri tha se Katari tashmë po shpërndante qindra miliona dollarë për paga të papaguara dhe akuzoi kritikët për “racizëm”.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Alasdair Bell i tha Këshillit të Evropës në tetor se “ishte e rëndësishme të përpiqeshim të shihnim se kushdo që pësoi dëmtim si pasojë e punës në Kupën e Botës… të korrigjohej disi”, tha ai./rel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...