Sondazhi pyet votuesit e mundshëm nga gjashtë shtetet kritike, të paqarta ( Wisconsin, Pennsylvania, Michigan, Karolina e Veriut, Florida dhe Arizona ) të cilët do të luajnë një rol kryesor në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve presidenciale.
-Në Michigan, Biden kryeson me 51%, krahasuar me 44% të Trump. Javën e kaluar përqindjet e tyre ishin përkatësisht 51% dhe 43%. 28% e të anketuarve thanë se kishin votuar tashmë.
-Në Karolinën e Veriut , Biden ka 49% (48% javën e kaluar) krahasuar me 46% për Trump (47% në sondazhin e mëparshëm). Sidoqoftë, ky ndryshim është brenda kufijve të gabimit statistikor. 18% kanë votuar tashmë.
-Në Pensilvani, Trump ka ngushtuar hendekun në 45% nga Biden. Javën e kaluar, Biden ishte përpara me 51% kundrejt 44% të Trump. 15% kanë votuar tashmë.
-Në Wisconsin, Biden kryeson ndaj Trump me 51% me 43%, duke e rritur epërsinë e tij me një pikë krahasuar me javën e kaluar. Pothuajse një në katër votues (24%) tashmë kanë votuar.
-Në Florida, ndryshimi është ulur në 2 pikë (brenda gabimit statistikor), me Biden që kryeson me 49% kundrejt 47% të Trump. 17% kanë votuar tashmë.
-Në Arizona, Biden e rriti përqindjen e tij me dy pikë, 50% kundrejt 46% që ka Trump. 10% kanë votuar tashmë.
Votuesit në të gjitha shtetet thanë se mendonin se Biden do të ishte më i mirë në menaxhimin e pandemisë dhe Trump më mirë në menaxhimin e ekonomisë.
Sondazhi është kryer në internet në gjashtë shtete, anglisht dhe spanjisht (Florida dhe Arizona). Marzhi i gabimit statistikor është 4%./zyrtare/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...