Google ADS

Amerikanët vendosin njëmijë militantë PYD në kufirin Turqi-Siri

18:08 | 19 Janar 2018
Arbresh.info

Ushtria amerikane thuhet të ketë vendosur rreth një mijë luftëtarë të Partisë së Bashkimit Demokratik Kurd (PYD) në zonën e Tel-Abyad në kufirin sirian-turk.

Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, ushtria amerikane kreu operacione të gjetjes në zonën siriane të Tel-Abyad, zonë kjo në kufi me Turqinë, transmeton portali arbresh.info

Më parë koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të ka njoftuar se do të dërgojë rreth 30 mijë persona për të siguruar kufirin e kontrolluar nga Forcat Demokratike Siriane e këto udhëhiqen nga YPG, gjë e cila ka shkaktuar kritikë nga Turqia.

Megjithatë, Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson më vonë tha se Shtetet e Bashkuara nuk po krijojnë një forcë sigurie kufitare, duke thënë se çështja ishte “keqinterpretuar”.

Turqia ka kërcënuar me nisjen e një operacioni në Afrin kundër luftëtarëve sirianë kurdë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme