Dhjetëra klientë dhe punonjës të një marketi në Florida janë filmuar pa maska mbrojtëse, pavarësisht se me ligj obligohen t’i bartin në veçanti kur janë në kontakt të afërt me tjerët.
Videoja 15 sekondave e publikuar në Twitter, shfaqin punonjësit që diskutojnë me klientët para arkave – ku asnjëra palë nuk barte maskë – edhe pse në hyrje të lokalit shiheshin shenjat që paralajmëronin për bartje të maskës dhe respektim të distancës fizike, transmeton Telegrafi.
Madje një punonjëse shihet duke qeshur me një kliente e cila gjithashtu ishte pa maskë, e shumicë e punonjësve dhe klientëve gjykuar nga pamjet duket se ishin mbi moshën 65-vjeçare, kategori kjo më e rrezikuar nga COVID-19.
As #Flordia fights community spread of COVID on a massive scale, this is a 15-second snapshot of a supermarket in Naples. Many employees and customers- even older ones- with no masks on inside. Store sign outside cites “medical exemptions,” we can’t ask questions. @NBCNews pic.twitter.com/rNUSOPLjeB
— Sam Brock (@SamBrockNBC) February 3, 2021
Këto pamje kanë nxitur reagime të ashpra të masës, në veçanti të atyre që ishin prekur apo kanë humbur më të dashurit nga infeksioni i COVID-19. /Telegrafi/
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit