Konsullata gjermane në Shtetet e Bashkuara ka parë një rritje të konsiderueshme të kërkesave për shtetësi që nga nëntori i vitit 2016, kur edhe Donald Trump u zgjodh President i vendit.
Aplikacionet e përgjithshme për nënshtetësi, përfshirë edhe ato të paraqitura nga amerikanët që jetojnë në Gjermani, janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme, ka deklaruar Ministria e jashtme në Gjermani, transmeton portali arbresh.info
Konsullata ka marrë kërkesa për shtetësi edhe nga ish-gjermanët që u zhvendosën nga shtetësia e tyre gjatë epokës naziste.
“Zyrat e qeverisë gjermane në Shtetet e Bashkuara po shënojnë një rritje të konsiderueshme në lidhje me çështjet e shtetësisë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Ministria.
Të dhënat nga Ministria e jashtme në Gjermani tregojnë se gjatë tetë muajve të parë të vitit 2017 kanë aplikuar rreth 1,190 persona, krahasuar me 792 në vitin 2016.
Gjermania ka parë gjithashtu një rritje të shtetasve britanikë që aplikojnë për shtetësi gjermane, pasi që vendi votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian vitin e kaluar./arbresh.info/
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme