Kamala Harris tha se populli amerikan meriton më mirë se Donald Trump, i cili vuri në dyshim kombësinë e saj. Ish-presidenti i SHBA-së, duke folur në një konferencë akuzoi Harrisin, duke e quajtur të zezë.
“Populli amerikan meriton një lider që thotë të vërtetën, një lider që nuk përgjigjet me armiqësi dhe zemërim. Ne meritojmë një lider që kupton se dallimet tona nuk na ndajnë”, tha ajo.
Trump ka vënë në pikëpyetje prej kohësh identitetin racor të kundërshtarëve të tij.
“Unë e njoh atë për një kohë të gjatë dhe ajo ka thënë gjithmonë që është me origjinë indiane dhe ka promovuar vetëm trashëgiminë indiane. Nuk e dija që ajo ishte e zezë deri para disa vitesh, kur u bë e zezë. Dhe tani ajo dëshiron të njihet si e zezë”.
“Pra, nuk e di, a është ajo indiane apo është e zezë?”, tha Trump.
Harris ka lindur në Kaliforni. Ajo është vajza e emigrantëve xhamajkanë dhe indianë./abcnews.al
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...