Amerikanët më shumë i besojnë CNN-it se sa Donald Trumpit

20:48 | 4 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Shpërndarja e një video nga ana e Presidentit amerikan, Donald Trump, ku shfaqet ai duke e goditur me grushte CNN-in, ka shkaktuar zemërim në mediat amerikane të cilat kanë theksuar se mesazhi është i dhunshëm dhe fort i padëshirueshëm.

Sipas një sondazhi të kryer nga SurveyMonkey, ka shfaqur besimin e popullit amerikan karshi mediave, transmeton portali arbresh.info

Të pyetur nëse i besojnë më shumë Presidentit Trump apo CNN-it, 50 për qind e të të anketuarve kanë thënë se i CNN-it, ndërsa pjesa tjetër prej 40 për qind kanë theksuar se i besojnë Donald Trumpit.

Shtatë për qind nga të anketuarit kanë thënë se nuk janë të sigurtë.

Epoka e Trumpit në Amerikë është duke u konsideruar si epokë e ndasive, gjë të cilën e ka dëshmuar edhe sondazhi i fundit.

Amerikanët gjithashtu kanë theksuar se më shumë se Presidentit i besojnë gazetave New York Times dhe Washington Post, si dhe kanaleve të tjera të lajmeve si ABC, CBS dhe NBC./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme