Google ADS

Amerikanët mbështesin shërbimin ushtarak nga transgjinorët

20:06 | 28 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Shumica e amerikanëve besojnë se personat transgjinorë duhet të lejohen të shërbejnë në ushtri.

Sipas një sondazhi të kryer nga Reuters , shumica e amerikanëve nuk pajtohen me njoftimin e President Trump për të ndaluar shërbimin ushtarak të transgjinorëve, transmeton portali arbresh.info

Rreth 50 përqind e të të anketuarve kanë theksuar se ‘personat transgjinorë duhet të lejohen të shërbejnë në ushtri’, ndërsa 27 përqind thanë se ‘nuk duhet’, pjesa tjetër është përgjigjur me ‘nuk e di’.

Demokratët kryesisht mbështesin shërbimin ushtarak të personave transgjinorë, ndërsa repubilkanët janë të ndarë në ‘po dhe jo’.

Nga mbështetësit e republikanëve, 32 përqind thanë se amerikanët transgjinorë duhet të lejohen të shërbejnë në ushtri, 49 përqind thanë se duhet, ndërsa pjesa tjetër janë përgjigjur me ‘nuk e di’.

Rreth njoftimit për ndalimin e transgjinorëve në ushtri, 32 përqind thanë se do të ‘dëmtonte moralin’, ndërsa 17 përqind thanë se ‘do të përmisonte moralin’.

Zyrtari më i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara,Gjenerali Joseph Dunford, tha se ushtria nuk do të ndryshojë politikat e saj aktuale derisa të marrë udhëzime shtesë nga administrata Trump./Arbresh.info

Të ngjashme