Joe Biden po shijon një muaj të hershëm mjalti presidencial. Sipas një sondazhi të ri të agjencisë “Associated Press” dhe Qendrës për Kërkime në Fushën e Çështjeve Publike NORC, 60 për qind e amerikanëve miratojnë punën e kryer nga ai deri tani dhe madje një numër më i madh mbështesin trajtimin nga ana e tij të pandemisë së koronavirusit.
Në një moment polarizimi të thellë politik në Amerikë, mbështetja ndaj Presidentit Biden lidhur me përgjigjen e tij ndaj pandemisë shtrihet përtej linjave të partisë. Në përgjithësi 70 për qind e amerikanëve mbështesin trajtimin që po i bën çështjeve të lidhura me virusin presidenti demokrat, përfshirë 44 për qind e republikanëve.
Por Presidenti Biden përballet me më shumë skepticizëm nga amerikanët për sa i takon ekonomisë së goditur rëndë nga pandemia. Sondazhi i AP/NORC tregon se 55 për qind e amerikanëve e miratojnë qasjen deri më tani të zotit Biden ndaj ekonomisë dhe 63 për qind thonë se ekonomia është në gjendje të dobët. Republikanët gjithashtu kanë më pak gjasa ta mbështesin zotin Biden lidhur me ekonomi sesa mbi çështje të pandemisë, me vetëm 17 për qind që mbështesin politikat e tij të administrimit fiskal.
Kur kanë kaluar më pak se dy muaj nga marrja e detyrës së preisdentit, zoti Biden ka shndërruar pandeminë në epiqendër të punës së tij. Ai u ka bërë thirrje amerikanëve të zbatojnë udhëzimet për distacim të rreptë fizik e vendosje të maskave dhe është zotuar të shpejtojë procesin e shpërndarjes së vaksinave. Ai ka argumentuar se për sa kohë që virusi nuk do të jetë nën kontroll, ekonomia nuk do të rimëkëmbet plotësisht.
Trajtimi i pandemisë nga ana e Presidentit Biden mund të përcaktojë rrjedhën e presidencës së tij dhe të çështjeve të rëndësishme të axhendës së tij politike./VoA/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...