Përderisa Presidenti amerikan, Donald Trump por përpiqet që të zbatojë ligjin mbi reformën e emigracionit, amerikanët janë gjithnjë e më skeptikë për propozimin e tij qendror.
Trump që nga viti 2015 ka bërë thirrje për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën, transmeton portali arbresh.info
Presidenti duket i gatshëm të nënshkruajë një plan për të shpëtuar programin e Veprimit të Shtyrjes për Ardhjet e Fëmijërisë, vetëm nëse muri i tij financohet.
Por një sondazh i fundit tregon se pothujase 4 në 5 votues duan të mbrojnë programin “Ëndërrimtarët” dhe se nuk pajtohen me ndërtimin e murit kufitar.
Anketa e Universitetit Quinnipiac gjeti se 63 përqind e votuesve në SHBA e kundërshtojnë ndërtimin e murit.
Vetëm 34 për qind, pothuajse të gjithë republikanë, thonë se muri ia vlen të ngrihet.
Donald Trump gjatë deklaratave të mëparshme ka deklaruar se për murin do të paguajë Meksika, e cila deklaratë ka rritur tensionet mes dy vendeve, pasi Meksika në mënyrë të vazhdueshmë ka theksuar se nuk do të paguajë asnjë qindarkë për murin./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit