Amerikanët janë duke votuar në zgjedhjet kombëtare që janë duke u parë si referendum për presidencën e Donald Trumpit.
Vendvotimet janë hapur në orë 06:00 të kohës lokale në Bregun Lindor, në kohën kur Republikanët dhe Demokratët janë duke luftuar për kontrollin e dy dhomave të Kongresit, transmeton portali arbresh.info.
Postet e guvernatorëve dhe ulëset në legjislaturat shtetërore gjithashtu janë në garë.
Zgjedhjet afatmesme në gjysmën e mandatit katërvjeçar të Trumpit në pushtet dhe ndjekin një fushatë shumë përçarëse.
Të gjitha 50 shtetet dhe Uashington DC do të shkojnë në votime, e pjesëmarrja e votuesve pritet të jetë i lartë.
https://twitter.com/NickBryantNY/status/1059782327394598912?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1059782327394598912&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-us-canada-46106086
Trump mori pjesë në tri tubime në ditën e fundit të fushatës, duke u thënë mbështetësve të tij: “Gjithçka që kemi arritur është në rrezik nesër”.
Barack Obama – në gjurmët e fushatës për Partinë Demokratike – tha se “karakteri i vendit tonë është në fletëvotim”. Ish presidenti ka postuar votën duke thënë “mund të jetë më e rëndësishmja e jetës tonë”.
Amerikanët po votojnë për të gjitha 435 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vende në Senat – dy organet që përbëjnë Kongresin. Guvernatorët gjithashtu janë duke u zgjedhur në 36 nga 50 shtete.
Nëse republikanët mbajnë pushtetin e tyre në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ata mund të vazhdojnë agjendën e tyre dhe atë të Presidentit Trump.
Por nëse demokratët arrijnë të marrin kontrollin e njërës ose të dy dhomave, ata mund të pengojnë ose madje të ndryshojnë planet e zotit Trump./Arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës