Shtetasi amerikan me prejardhje kineze Xuehua “Edward” Peng është arrestuar në San Francisco, nën dyshimin se ka punuar si spiun për qeverinë kineze.
Peng punonte si ciceron turistik dhe të njëjtën kohë si agjent i qeverisë kineze, duke grumbulluar materiale të besueshme për sigurinë nacionale të SHBA-ve gjatë periudhës 2015-2018
Peng është arrestuar gjatë të premtes së kaluar në Hayword të Kalifornisë ka njoftuar zëdhënësi i këtij vendi.
“Akuzat që rëndojnë mbi të janë konfirmuar sot. Ai kishte mbledhur dokumente sekrete sa i përket sigurisë kombëtare në SHBA, të cilat ia kishte dorëzuar qeverisë kineze”, ka deklaruar gjyqtari amerikan David L. Anderson gjatë një konference për media.
“Një qytetar amerikan ka shërbyer si agjent për Republikën Popullore të Kinës, duke punuar kundër interesave të Shteteve të Bashkuara këtu në Kaliforni”, ka shtuar ai.
Peng raportohet se punonte për MSS, agjenci e inteligjencës kineze. Në anën tjetër gjyqtari Anderson ka bërë të ditur se Peng mblidhte informacione të cilat më pas ia dorëzonte qeverisë kineze.
Xuehua Peng, 56-vjeç prezantohej në opinion si ciceron turistik që shoqëronte grupe të turistëve nëpër San Francisco. E pasi u arrestua nga autoritetet amerikane të sigurisë, nëse shpallet fajtor mund të dënohet deri në 10 vite burgim për spiunim.
Gjatë hetimeve ai është filmuar nga autoritetet e sigurisë duke qëndruar në një dhomë hoteli, nga e cila përgatiste materialin të cilin do t’ia dorëzonte qeverisë kineze. E pikërisht këto pamje që janë publikuar nga Ministria e Drejtësisë, kanë bërë që ai të përfundojë prapa grilave. /Telegrafi/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...