Google ADS

Amerikanë e britanikë në mesin e viktimave në Sri Lanka

15:00 | 21 Prill 2019
Arbresh.info

Të paktën 35 të huaj kanë vdekur në sulmet e Pashkëve që kishin për cak isha dhe hotele në Sri Lanka.

Shtetas të Britanisë, Amerikës dhe Holandës besohen të jenë në mesin e 156 të vdekurve, transmeton portali arbresh.info.

Kisha e Shën Antonit në Colombo njëra nga shënjestrat, është një atraksion turistik në qytetin më të madh të ishullit.

Të tre hotelet – Cinnamon Grand, Shangri-La dhe Kingsbury – frekuentohen edhe nga vizitorët e huaj dhe mysafirët e hotelit ishin midis të vdekurve sot.

Miliona turistë vizitojnë Sri Lankën çdo vit, por kriza politike dhe tensionet fetare e kanë vënë industrinë nën kërcënim në muajt e fundit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme